Manaj ndizet në Turqi! Dy gola dhe spektakël ndaj Pendiksporit (video)

by KLIKOJE.AL

Rey Manaj protagonist absolut në Turqi! Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në përballjen mes Sivassporit dhe Pendiksporit, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të dyfishtë.

Bomberi kuqezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, pas një aksioni në zonën kundërshtare. Manaj kontrolloi saktë topin, u rrotullua bukur dhe goditi diagonal, duke e dërguar sferën në rrjetë.Sulmuesi shqiptar nuk u ndal me kaq. Në minutën e 55-të, ai gjeti sërish rrugën drejt golit, duke dyfishuar shifrat për Sivassporin dhe duke konfirmuar formën e tij në këtë sfidë të kampionatit turk.

Me këtë dopietë, Rey Manaj bëhet figura kryesore e takimit, ndërsa Sivasspori hedh një hap të rëndësishëm drejt një rezultati pozitiv përballë Pendiksporit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.