Erdhi me bujë te Flamurtari, lojtari 600 mijë eurosh largohet përpara takimit ndaj Tiranës (EMRI)

by S.M

William Baeten nuk ishte pjesë e Flamurtarit ndaj Bylisit, ndërsa mori minuta në ndeshjen e mëparshme me Elbasanin. Për 28-vjeçarin tregohet se është larguar nga kuqezinjtë.

William Baeten afrohej në verë me bujë te Flamurtari, pasi vlerësimi i tij në treg ishte 600 mijë euro. 28-vjeçari nga Belgjika nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë te Flamurtari.

Mesfushori pritet të kthehet në Rumani. Aty ku pikërisht luante para se të transferohej te Flamurtari. Vlonjatët do e luajnë ndeshjen e radhës me Tiranën. Ky takim është i vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Aktualisht kuqezinjtë mbajnë vendin në zonën e “play out” me 4 pikë më tepër se bardheblutë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.