Test me “peshë” për Skënderbeun, përballë një rival i Superiores greke (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe sot ka në program një tjetër test miqësor, këtë herë përballë skuadrës greke Panetolikos.Sfida do të luhet në orën 18:00, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, në një përballje që pritet t’i japë trajnerit Julian Ahmataj një tjetër mundësi për të parë nga afër gjendjen e skuadrës.

 

Pas ditëve intensive të përgatitjeve dhe testeve të zhvilluara deri tani, tekniku korçar do të kërkojë të kuptojë se sa ka avancuar grupi, por edhe të provojë alternativa të ndryshme në formacion.Përballë do të jetë një kundërshtar me një tjetër filozofi dhe ritëm loje, çka e bën këtë takim një test të vlefshëm për bardhekuqtë.

Skënderbeu synon të ndërtojë një skuadër të ekuilibruar dhe konkurruese për sezonin e ri, ndërsa çdo minutë në këto miqësore shërben për të konsoliduar grupin dhe idetë e Ahmatajt.Panetolikos është tashmë testi i radhës. Korçarët kërkojnë sinjale pozitive dhe një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt startit të kampionatit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.