Bylis vazhdon të përforcohet në merkato, për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik, që nis më 18 gusht.Skuadra ballshiote, pasi ktheu në shtëpi një emër të rëndësishëm si Emanuel Egbo në rolin e trajnerit, tani po kompleton organikën me elementët e nevojshëm për të përballuar kampionatin elitar. Mësohet se drejtuesit kanë bindur lojtarin që spikati sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë me ekipin e Luzit. Patrik Treni i cili luan nëë pozitën e sulmuesit të majtë gjeti rrugën e rrjetës plot 14 herë në 31 ndeshje të luajtura.
21-vjeçari pak më herët kishte arritur dhe marrëveshje me Tiranën por gjithçka u prish për shkak të një përplasjeje me trajnerin Bledi Shkëmbi. Megjithatë Treni mbetet në Superiore ku do të firmosë kontratë 1-vjeçare me Bylisin,me prezantimin që mbetet thjesht një proçedurë nga ana e ekipit.