Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Bylis

  • Gentian Mezani i “shkel syrin” Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit

    Gentian Mezani i “shkel syrin” Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit

    Gentian Mezani ia doli të mbante në Kategorinë Superiore Bylisin dhe tashmë, emri i tij po qarkullon mes shumë emrave të tjerë, si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Trajneri vlonjat e mirëpret me kënaqësi dhe thotë se nuk do ta refuzonte rikthimin në shtëpi. Në një intervistë për Panorama Sport, Gentian Mezani shprehet se kontrata me Bylisin i ka përfunduar, por janë të hapura bisedimet.

    “Marrëveshja ime me presidentin e Bylisit ka qenë deri në përfundim të kampionatit, por më pas do të flasim përsëri. Flamurtari është familja ime dhe pa diskutim që nuk do ta refuzoja. Sinqerisht, më erdhi mjaft mirë që Flamurtari u rikthye, sepse aty e ka vendin, e meriton. Sikundër, edhe Superiorja meriton Flamurtarin. Nuk mund të flas për merkaton dhe nuk mund të japë këshilla, pasi nuk më takon në momentin që unë nuk jam pjesë e klubit. Flamurtari i ka njerëzit dhe besoj që pa diskutim po mendojnë për të bërë një merkato sa më të mirë që ky Flamurtar të jetë konkurrent për titull.” Ishte deklarata e Mezanit.

    EDHE SHPËTIM DURO KANDIDAT

    Flamurtari do ta ketë trajnerin i ri brenda 15 qershorit. Ky është afati që është vendosur nga bordi i klubi vlonjat, i cili po shqyrton kandidaturat. Së fundmi, një tjetër emër si kandidat i mundshëm po qarkullon në Vlorë. Pikërisht, bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili mund të rikthehet te kuqezinjtë. Por edhe vetë Duro duket se e mirëpret një rikthim të mundshëm në Vlorë. Burime pranë ish-trajnerit zbulojnë se Duro ka nostalgji për Vlorën dhe nuk do të refuzonte një ofertë për t’u rikthyer në qytetin bregdetar.

    LEXO ME SHUME:Egnatia synon futbollistin e Skënderbeut, klubi korçar shqyrton ofertën e rrogozhinasve (EMRI)

  • Erdhi në merkaton e janarit me shumë bujë, Bylis ndërpret bashkëpunimin me futbollistin (FOTO)

    Erdhi në merkaton e janarit me shumë bujë, Bylis ndërpret bashkëpunimin me futbollistin (FOTO)

    Bylis ka ndërprerë bashkëpunimin me Darko Ilieskin. Klubi ballshiot ka njoftuar zyrtarisht vendimin e marrë për mbrojtësin, që u afrua në merkaton e dimrit.

    POSTIMI I BYLIS

    “FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Darko Ilieski. FK Bylis e falënderon Ilieskin, për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, në skuadrën e parë, por njëkohësisht i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot në rrjetet sociale.
    Ilieski luajti 13 takime në kampionat, ndërsa shënoi edhe një gol. Bylisi ndërkohë siguroi mbijetesën në Superiore.

    SKENDERBEU 1-2 KF BYLIS

    Mbyllet sezoni i rregullt në Superiore, me të gjithë verdiktet e dhëna, jo pa ndonjë befasi.Befasia në skuadrat që ranë nga kategoria erdhi nga Korça, ku Skënderbeu është mposhtur 1-2 nga Bylis, duke u kthyer në Kategorinë e Parë pikërisht një vit para se të përfundojë dënimi 10 vjeçar nga UEFA. Bardhekuqtë duhet vetëm të fitonin në sfidën direkte me ballshiotët, por të besuarit e Ernest Gjokës kanë dështuar, duke u rrëzuar nga kategoria. Mustafa ngriu Korçën me golin e parë që i dha besim formacionit të Mezanit, por Bismark iluzionoi për pak kohë gjithë ambjentin. Vendosi në fund Përgjoni, që heshti një stadium të tejmbushur me tifozët korçarë që kërkonin të shtynin ekipin e tyre drejt shpëtimit. Festuan ballshiotët, që këmbëngulën në një sezon ku dukej se gjithcka ishte e vendosur. Bie Skënderbeu në javën e fundit, pikërisht atëherë kur dukej se i kishte fatet në duart e tij.

    LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Tirana mbetet pa dy titullarë, kanë refuzuar të rinovojnë kontratat (EMRAT)

  • Skenari i Skënderbeut! Klubi korçar me frikë në 90 minutat e fundit, barazimi mund të kthehet në rënie nga Superliga

    Skenari i Skënderbeut! Klubi korçar me frikë në 90 minutat e fundit, barazimi mund të kthehet në rënie nga Superliga

    Skënderbeu mbyll këtë sezon në Superiore me një finale të mirëfilltë ndaj Bylisit në Korçë, i ndërgjegjshëm që nuk ka shumë alternativa në dispozicion përveç fitores.

    Skuadra korçare është aktualisht në zonën play-out, por do të jenë ndeshjet e javës së fundit ata të cilat do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion. Dhe për ekipin korçar, alternativa e vetme është fitorja në këtë sfidë, pasi çdo rezultat tjetër praktikisht mund ta hedhë nga Superiorja.
    Bilanci negativ në ndeshjet direkte që ka me Tiranën dhe Laçin, që e ndjekin me 2 pikë më pak në renditje aktualisht, bën që barazimi të jetë i pavlefshëm për korçarët, pasi mjafton që njëra nga këto dy skuadra të fitojë ndeshjen e vet që ekipi i drejtuar nga Gjoka ta shohin veten të rënë në Kategorinë e Parë.

    Gjë që padyshim do të cilësohej si një katastrofë te Skënderbeu që ka regjistruar në fazën e katërt rekordin e këtij sezoni, me 12 pikë të siguruara deri tani, por që mund të mos mjaftojnë për ta mbajtur pjesë të elitës.

    Egnatia 0-0 Skënderbeu – Asnjë gol, por shumë emocione në Rrogozhinë

    Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, i vlefshëm për javën e parafundit, u mbyll pa gola, por jo pa emocione. Të dy skuadrat prodhuan raste të rrezikshme për të zhbllokuar rezultatin, por mungoi konkretizimi. Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, u shfaq si protagonist absolut duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur të paprekur portën e tij. Nga ana tjetër, sulmuesi egjiptian i korçarëve, Nasr, humbi dy mundësi të pastra për të shënuar. Tashmë, gjithçka në lidhje me mbijetesën për Skënderbeun do të vendoset në javën e fundit, ku ata do të luajnë një ndeshje vendimtare në shtëpi ndaj Bylisit.

    LEXO ME SHUME:FOTO/ Lërini çmimet e biletave, shikoni ekipin, mesazhi i legjendës së Partizanit përpra ndeshjes me Egnatian: Të gjithë të jeni në stadium…

  • Vllaznia, në Ballsh për të thyer tersin; shkodranët e shohin shpëtimin te… Bekim Balaj

    Vllaznia, në Ballsh për të thyer tersin; shkodranët e shohin shpëtimin te… Bekim Balaj

    Vllaznia do të luajë në Ballsh në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Me sfidën që do luhet ditën e diel, në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça”. Një duel që i gjen shkodranët përballë Bylisit, me mallakastriotët të “etur” për pikë në Superiore. Ku ballshiotët kërkojnë t’i largohen zonës së rënies nga kategoria. E ndërsa shkodranët synojnë renditjen në dy vendet e para. Ajo çfarë duket se kënaq në kampin shkodran para këtij dueli është kompletimi thuajse në total i skuadrës.

    Kështu Bekim Balaj është rikuperuar në kohë rekord pas vizitës në Serbi, me sulmuesin që pritet të jetë titullar në këtë duel. E ndërsa shenja pozitive ka dhënë edhe Mensah, pavarësisht se për ganezin do vendoset në momentet e fundit nëse do jetë pjesë e sfidës apo jo. Në pozicionet e tjera në formacion te kuqeblutë pritet të mos ketë shumë ndryshime. Ku nga porta do e nisë tashmë titullari i zakonshëm, Jukaj.

    Në mbrojtje po ashtu nuk ka dyshime, me titullarët e zakonshëm Bajrami e Stojanoviç në qendër e me Gurishten djathtas dhe Jagon majtas. Në mesfushë priten treshja Deliu, Krymi dhe Sala. Pavarësisht se janë bërë prova edhe me Malën në këtë repart. Por prizrenasi pritet të rreshtohet në krahun e djathtë të sulmit shkodran. Me Gruden e Dodajn që duelojnë mes tyre për pozicionin e sulmuesit të djathtë. E në majë të manovrës sulmuese të kuqebluve rikthehet pas dy ndeshjesh mungesë kapiteni Balaj.

    STATISTIKAT – Statistikat e këtij sezoni në përballjet e çiftit Bylis-Vllaznia tregojnë se kur këto dy skuadra ndeshen, triumfues del gjithmonë ekipi vendas. Kështu në fazën e parë, me ndeshjen e luajtur në Shkodër ishin shkodranët që triumfonin 2-0, falë golave të Stojanoviç dhe Balajt. Ballshiotët do i kthenin “reston” kuqebluve në duelin e fazës së dytë. Ku mallakastriotët fitonin në “Adush Muça” me shifrat 1-0. Kjo falë një rrjete të Malomos në minutën e 10-të të takimit.

    Tradita e fitoreve të ekipit pritës në këtë çift do vijonte edhe në ndeshjen e fazës së tretë. Do ishte sërish Vllaznia që do fitonte pastër në Shkodër, në shifrat 3-0 kundër Bylis. Duel që vendosej nga autogoli i Camara dhe golat e Stojanoviç dhe Kahrimanoviç për 9 herë kampionët e vendit. Të dielën do shikohet nëse dy ekipet do i qëndrojnë “besnikë” kësaj statistike apo do arrihet të thyhet “tradita” e fitoreve të ekipit vendës.

    LEXO ME SHUME:Vllaznia kapet me arbitrimin, Teuta merr pikë jetësore për mbijetesën (video)

  • Bylis lë pas ndeshjen dramatike me Tiranën, dy rikthime kënaqin Mezanin në prag të takimit ndaj Egnatias

    Bylis lë pas ndeshjen dramatike me Tiranën, dy rikthime kënaqin Mezanin në prag të takimit ndaj Egnatias

    Bylis ka lënë pas barazimin ndaj Tiranës dhe tani e gjithë vëmendja është në takimin kundër Egnatias kryesuese. Por, duket se barazimi me Tiranën ka lënë shije të hidhur, sepse në Ballsh nuk e përtypin faktin e dhënies së penalltisë, që sipas tyre ishte një shpikje e Koçit dhe anësorëve, por edhe VAR-it.

    Ballshiotët do të kenë gati edhe Malomon, mesfushorin e dalluar këtë sezon, e të rikthyer nga pezullimi, por edhe Markun gati, ndërsa shpresohet shumë te Kamara në këtë duel kaq të rëndësishëm në shtëpi. Skuadra do të japë gjithçka për gjithçka ndaj Egnatias, duke synuar me patjetër rezultat pozitiv.

    TIRANA-BYLIS 2-2

    Tirana dhe Bylis zhvilluan një ndeshje dramatike në kryeqytet, e cila përfundoi me barazimin 2-2, duke mbajtur të hapur garën për mbijetesë. Përveç golave, sfida u shoqërua me episode të tensionuara, ndërhyrje të VAR-it dhe një ndërprerje të pazakontë të lojës, me presindentin Besnik Kapllanaj që tërhoqi ekipin për disa minuta nga fusha. Përballja nisi me një surprizë, pasi ndonëse Tirana u hodh menjëherë në sulm, ishte Bylis që shënoi i pari me Përgjonin në goditjen e tyre të parë.

    Megjithatë, vendasit reaguan dhe përmes një goli të Përgjonit të tyre, arritën të barazonin në minutën e 40-të, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-1. Pjesa e dytë solli edhe më shumë tension. Tirana kaloi në avantazh falë një penalltie të dhënë me ndërhyrjen e VAR-it, një vendim që shkaktoi polemika të ashpra. Aq i diskutueshëm ishte ky moment, sa drejtuesit e Bylis vendosën të tërheqin ekipin nga fusha në shenjë proteste. Pas disa minutash ndërprerjeje, skuadra ballshiote u rikthye në lojë dhe reagoi menjëherë duke barazuar me Ilieskin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

    LEXO ME SHUME:Tërhoqi ekipin e Bylisit nga fusha, Besnik Kapllanaj e pëson nga Komisioni i Disiplinës; Koço Kokëdhimës i kushton shtrenjtë konflikti me arbitrin

  • Gola, polemika dhe raste të diskutueshme! Tirana-Bylis i prodhon të gjitha, por “derbin e mbijetesës” e fiton… barazimi (video)

    Gola, polemika dhe raste të diskutueshme! Tirana-Bylis i prodhon të gjitha, por “derbin e mbijetesës” e fiton… barazimi (video)

    Tirana-Bylis, takim i javës së 31-të, të Abissnet Superiore mbyllet me rezultatin 2-2. Një përballje që pati gjithcka, gola, raste, polemika, por në fund dy skuadrat u detyruan të ndajnë nga 1 pikë. Në minutën e 26′, një kundërsulm i shpejtë i ballshiotëve sheh Da Silva nga e djathta të pasojë në qendër për Përgjonin i cili devijon pata portës dhe mposht Selmanin. Tirana u kundërpërgjigj në minutën e 40’ Përgjoni nis dhe finalizon aksionin për bardheblutë, duke dalë në sulm e duke gjetur ai golin e barazimit.

    PJESA E DYTË

    Në pjesën e dytë, 67’-69’ Penallti për Tiranën! Gjyqtari Koçi jep fillimisht karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë. Por më pas ai ftohet të shohë pamjet në VAR dhe shquan një mbajtje ndaj lojtarit të Tiranës duke akorduar 11-metërsh. Një situatë që irritoi presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj tërhoqi ekipin nga fusha për 8 minuta, madje u shfaq i irrituar nga tribuna duke ofenduar arbitrin Andi Koçi. Në minutën e 82′ Bylis barazon. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi mbetet në zonë ku Ilieski gjen golin e barazimit. Tirana nuk largohet dot nga zona e rrezikut për rënie, në vendin e 8-të me 32 pikë, ndërsa Bylis në vendin e shtatë me një pikë më shumë.

     

    LEXO ME SHUME:Situatë surreale, penallti për Tiranën e presidenti Kapllanaj tërheq nga loja ekipin për 8 minuta (video)

    LACI-ELBASANI 0-1

    Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një episod fatkeq për vendasit, kur Shabani devijoi aksidentalisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi në minutën e 37′.

    Autogoli  që vendosi ndeshjen

    Ndeshja nisi me një ritëm të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Laçi pati një rast të mirë në minutën e 24′, kur Kristian krosoi në zonë për Mjakin, por goditja e tij u ndal pa vështirësi nga portieri Totoshi. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksion i rrezikshëm erdhi nga verdheblutë, kur Lajthia lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, por Molla reagoi mirë duke shpëtuar portën.

  • Situatë surreale, penallti për Tiranën e presidenti Kapllanaj tërheq nga loja ekipin për 8 minuta (video)

    Situatë surreale, penallti për Tiranën e presidenti Kapllanaj tërheq nga loja ekipin për 8 minuta (video)

    Tirana pret Bylisin sot në orën 18:00. Ndeshja do të luhet në “Arena Kombëtare” dhe gjen të dyja skuadrat në garë për mbijetesën. Aktualisht ballshiotët kanë 1 pikë më shumë se bardheblutë, që mbajnë vendin e tetë.

    Penalltia e fituar te Tirana shkaktoi polemika. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj tërhoqi ekipin nga fusha për 8 minuta, madje u shfaq i irrituar nga tribuna duke ofenduar arbitrin Andi Koçi.

    JAVA E NGJESHUR

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e kampionatit të kategorisë Superiore, nga java e 31-të deri në atë të 33-të. Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars. Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars. Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.

    Një ngjeshje e fortë e impenjimeve për lojtarët, që duhet të luajnë tre ndeshje brenda 10 ditëve, duke lënë 3 javët e fundit të kompeticionit për tu zhvilluar brenda muajit prill. Më pas do të zhvillohet faza e Final 4, duke qenë se në qesrshor stadiumet kryesore do të presin kampionatin Europian 2025 për 17 vjeçarët.

    Autogoli  që vendosi ndeshjen

    Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një episod fatkeq për vendasit, kur Shabani devijoi aksidentalisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi në minutën e 37′.

    Ndeshja nisi me një ritëm të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Laçi pati një rast të mirë në minutën e 24′, kur Kristian krosoi në zonë për Mjakin, por goditja e tij u ndal pa vështirësi nga portieri Totoshi. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksion i rrezikshëm erdhi nga verdheblutë, kur Lajthia lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, por Molla reagoi mirë duke shpëtuar portën.

    LEXO ME SHUME:FSHF konfirmon axhendën e Superiores për tri javët e ardhshme, zyrtarizohet data dhe ora e Tirana-Partizani

  • E BUJSHME! Lojtari i Bylisit ftohet nga Kombëtarja, përballja e parë është ndaj lojtarit të PSG

    E BUJSHME! Lojtari i Bylisit ftohet nga Kombëtarja, përballja e parë është ndaj lojtarit të PSG

    Aboubacar Camara, sulmuesi 21-vjecar i ekipit të Bylisit i është bashkuar ekipit Kombetar të Niger për ndeshjet e kualfikueseve në Botërorin 2026. Një arritje e madhe për lojtarin por edhe për emrin e klubit ballshiot. Aboubacar Camara është në sezonin e tij të katërt me Bylisin, këtë sezon ka zhvilluar 16 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol në takimin kundër Partizanit.

    Niger ndodhet në Grupin E në kualifikueset e Kupës së Botës dhe më datë 21 mars do të luajë ndaj Marokut, ku pjesë janë lojtarë me shumë emër, duke përfshirë futbollistin e PSG, Achraf Hakimi. Kjo përballje është e vlefshme për raundin e katërt. Aktualisht, Niger ndodhet në vendin e dytë me 6 pikë, vetëm 3 distanca larg nga Maroku kryesues.

     

    NDESHJA KUNDËR PARTIZANIT

    Pjesa e parë ishte vendimtare për ballshiotët, që shënuan dy herë falë golave të Mario Gjatës dhe Camara. Gjata hapi serinë e golave në minutën e 36’ me një supergol, duke përfituar nga një moment i dobët në mbrojtjen e Partizanit. Ndërsa Camara, ish-lojtar i të kuqve, dyfishoi avantazhin në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke e lënë Partizanin në një situatë të vështirë.

    LEXO ME SHUME:Shqipëria niset sot drejt Londrës, dy lojtarë në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë (EMRAT)

  • Dejvi Bregu “SHOW”! Dinamo “zbor” Bylisit dhe blindon vendin e dytë (video)

    Dejvi Bregu “SHOW”! Dinamo “zbor” Bylisit dhe blindon vendin e dytë (video)

    Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Bylis, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku dominoi lojën dhe shfrytëzoi në maksimum gabimet e mbrojtjes kundërshtare. Falë kësaj fitoreje në javën e 29-të të Superiores, skuadra e Ilir Dajës rikthehet në vendin e dytë në renditje. Itodo dhe dygolëshi i Bregut bënë të pavlefshëm realizimin e Ruçit. Vlonjati i bluve madje mund të festonte trisin, por VAR i mohoi kënaqësinë për të marrë topin me vete.

    Pjesa e parë: Dinamo shfrytëzon gabimet e mbrojtjes së Bylis

    Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Dinamon, e cila shënoi që në minutën e 7′. Një pasim i gabuar nga Batista u ndal nga Zabërgja, i cili asistoi për Mandelën. Mesfushori shmangu portierin dhe shënoi për avantazhin e bluve. Vetëm pesë minuta më vonë, Dinamo humbi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat. Bregu u shfaq i vetëm para portës, por vendosi të pasonte për Zabërgjën, i cili gjuajti jashtë me portën e boshatisur.

    Në minutën e 28′, një tjetër gabim në mbrojtjen e Bylis i dha kryeqytetasve golin e dytë. Zabërgja përfitoi nga një pasim i gabuar dhe asistoi saktë për Bregun, i cili e pati të lehtë të tundte rrjetën. Megjithatë, Bylisi arriti të rikthehej në lojë në minutën e 34′. Pas një goditjeje nga këndi, Ruçi u gjend në shtyllën e dytë dhe shënoi me një goditje të saktë me kokë, duke rihapur ndeshjen. Para përfundimit të pjesës së parë, Bylis pati edhe një mundësi tjetër me Mustafën, por goditja e tij diagonale nuk gjeti kuadratin.

    Pjesa e dytë: Goli spektakolar i Bregut vulos fitoren e Dinamos

    Në minutat e para të pjesës së dytë, Bylis rrezikoi me një tjetër goditje këndi, ku Aliji për pak sa nuk shënoi në portën e tij. Dinamo mendoi se kishte shënuar golin e tretë në minutën e 54′, kur pas një pasimi të Maliqit, Bregu e dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, pas konsultimit me VAR-in, arbitri anuloi golin për një pozicion jashtë loje të Vilës.

    Por vetëm dhjetë minuta më vonë, Bregu realizoi një nga golat më të bukur të ndeshjes. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i Dinamos ndali topin dhe me një kthesë spektakolare mposhti portierin Batista, duke vulosur fitoren 3-1 për kryeqytetasit. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Bylisi pati një mundësi për të shënuar, por portieri Teqja, pavarësisht një daljeje të gabuar, arriti të ndalojë një gjuajtje nga afër të Çelajt.

    LEXO ME SHUME:Asnjë fitore këtë sezon me Bylisin, Ilir Daja mesazh lojtarëve të tij: Duhen 90 minuta të jemi të përqendruar

  • “Partizani s’kishte më forcë”/ Gentian Mezani zbulon sekretin e përmbysjes: Pashë lodhjen e kundërshtarit, djemve i thashë…

    “Partizani s’kishte më forcë”/ Gentian Mezani zbulon sekretin e përmbysjes: Pashë lodhjen e kundërshtarit, djemve i thashë…

    Gentian Mezani, trajneri i Bylisit ka folur pas ndeshjes Partizani-Bylis përfunduar me rezultatin 2-3.

    DEKLARATA E GENTIAN MEZANIT

    NDESHJA– Realisht kemi ardhur me besimin për të marrë pikë këtu në Tiranë në fushën e Partizanit, por pa e humbur besimin edhe për ta fituar ndeshjen në nisje. Kur rezultati shkoi 2-0 për Partizanin mendova se humbëm. Unë i kërkova skuadrës që të dalim para dhe të rrezikojmë gjatë gjithë kohës. E vura re që Partizani binte pre e presionit.

    Një arsye pse unë kërkova që ekipi të sulmonte. Kur ekipi shkoi në barazim, pashë që Partizani nuk kishte forcë për të na goditur. Ju kërkova djemve të sulmonin dhe falë zëvendësimeve, fituam. Ishte një ndeshje e mirë, por të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi është vetëm një 3 pikësh. Problemi më i madh i çunave është t’i mbajmë më këmbë në tokë.

    GABIMET E KALUARA-Unë dua gjithë kohës që të sulmoj dhe ta fitoj ndeshjen. Unë mora shkas edhe nga ndeshja e kaluar e Partizanit me Egnatian dhe e jona me Elbasanin, ku skuadra jonë reagoi mjaft mirë dhe kishte forca për të sulmuar. Pashë Partizanin që ishte në vështirësi përballë Egnatias. Nëse do të prisnim, do ta pësonim. Ishin dy gabime, një moskoordinim i mirë dhe një gabim i qendërmbrojtësit që mund të ishte shumë e thjeshtë për ta larguar. Ne i falëm dy gola, por Partizani kishte merita. Në këto momente kemi nevojë për pikë dhe na duhet të kërkojmë maksimumin.

    NEVIL DEDE-Ne jemi munduar gjatë kësaj periudhe të heqim gabimet, s’mund të them që kam bërë mrekullira. Kjo është një skuadër e mirë, falenderoj Nevil Deden pasi ka bërë një punë mjaft të mirë dhe skuadra është këtu edhe falë tij, kjo është një arsye. Do t’i përmirësojmë gabimet avash-avash”, është shprehur Gentian Mezani.