Muçi “tundi rrjetën” me Shqipërinë, ja si e përgëzon Trabzonspor sulmuesin kuqezi

by KLIKOJE.AL

Trabzonspor krenohet me Ernest Muçin pas golit të shënuar me fanellën e Shqipërisë. Klubi turk ka reaguar pas paraqitjes së sulmuesit kuqezi në sfidën ndaj Bjellorusisë, të fituar 2-0 nga Shqipëria në kuadër të UEFA Nations League.

Muçi vulosi fitoren e Shqipërisë me golin e dytë të takimit, duke shfaqur edhe një herë vlerat e tij në skenën ndërkombëtare. Pas ndeshjes, Trabzonspor e ka përgëzuar publikisht futbollistin e tij për kontributin në suksesin e Kombëtares shqiptare.

“Përgëzojmë futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në ndeshjen ku mposhti 2-0 Bjellorusinë në UEFA Nations League”, shkroi klubi turk në reagimin e tij.

Një nisje pozitive për Muçin me Kombëtaren, ndërsa goli i tij i jep edhe më shumë kënaqësi klubit të Trabzonsporit, që nuk ka ngurruar të ndajë momentin e suksesit të sulmuesit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.