Kosova humbi 3-1, Vedat Muriqi nuk fshihet: Më vjen keq, ju kërkoj falje 15 mijë shqiptarëve si kapiten

by KLIKOJE.AL

Vedat Muriqi ka kërkuar falje drejt tifozëve pas humbjes 3 me 1 ndaj Austrisë. Sulmuesi kishte dy mundësi të arta shënimi por që nuk ia doli t’i konkretizojë. Muriqi për “Klan Kosova” kërkoi falje nga tifozët për rastet e humbura, mirëpo shtoi se duhet fokusuar te Izraeli.

“E dinim do të përballeshim me një kundërshtar të fortë. Erdhën këtu mbi 15 mijë shqiptarë, pata rastin në fillimin e lojës, po të kisha shënuar ndoshta do të shkonte ndryshe. E marr përgjegjësinë e rastit, më vjen keq. Pas tre ditëve ndeshja tjetër mund të na tregojë se ku do të përfundojmë.

Kemi pak kohë për t’u rigjeneruar. Kjo iku, tashmë fokusi te Izraeli, që luajnë futboll të bukur”. Muriqi e pranoi se Austria i befasoi me strategjinë e përdorur mirëpo nënvizoi se tani fokusi është të ndeshja e radhës.

“Na erdhi si befasi, sepse pritëm që të bënin shumë presion, por na e lejuan ta mbanim topin. Nuk arritëm të bëjmë pasin final. Goli i dytë erdhi në një moment jo të mirë, por të ishte 1-0 pjesa e parë ndoshta mund të ishte më ndryshe. Siç e thashë ju kërkoj falje si kapiten. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për Kosovën dhe po shpresojmë në kualifikim. Është ndeshje që mundet të përcaktojë rrugëtimin. Fatkeqësisht kemi pak kohë. Do të japim maksimumin dhe shpresoj në fitore”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.