Brazili siguroi kualifikimin për në 1/16-at e Kupës së Botës, pasi përmbysi Japoninë me rezultatin 2-1 në një sfidë spektakolare të vlefshme për raundin e 1/32-tave.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishte Japonia ajo që goditi e para. Në minutën e 29-të, Sano përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen braziliane dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës aziatike.
Brazili reagoi menjëherë pas pushimit, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm drejt portës kundërshtare. Goli i barazimit erdhi nga Casemiro, i cili finalizoi saktë një aksion të ndërtuar bukur nga “Seleçao”, duke rikthyer ekuilibrat në sfidë.
Kur gjithçka po shkonte drejt kohës shtesë, ishte Gabriel Martinelli ai që shpërtheu festën braziliane. Sulmuesi realizoi golin e fitores në minutat e fundit, duke kompletuar përmbysjen e madhe dhe duke vulosur kualifikimin e Brazilit për në fazën e 1/16-ve.
Një fitore me karakter për pesë herë kampionët e botës, që treguan edhe një herë forcën dhe eksperiencën e tyre në ndeshjet me eliminim direkt.