Dinamo tronditet në prag të sezonit të ri, largohen dy nga lojtarët më të rëndësishëm

by KLIKOJE.AL

Me mbylljen e sezonit futbollistik 2025-2026, Dinamo nis zyrtarisht një kapitull të ri, por jo pa ndryshime të rëndësishme në organikë. Nga 1 korriku, dy prej protagonistëve të sezonit të kaluar, Andre Teixeira dhe Dejvi Bregu, nuk janë më pjesë e skuadrës blu.

Kontratat e të dy futbollistëve kanë përfunduar dhe ata tashmë janë lojtarë të lirë. Edhe pse nuk ishin bashkuar me ekipin në fazën përgatitore, largimi i tyre tani është zyrtar.

Andre Teixeira ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Dinamos gjatë sezonit të fundit. Mbrojtësi zhvilloi 28 ndeshje në kampionat, grumbulloi 2400 minuta dhe realizoi 3 gola, duke qenë një nga lojtarët më të aktivizuar në repartin defensiv.

Nga ana tjetër, Dejvi Bregu ishte një nga liderët e skuadrës në sulm. Ai mbylli sezonin me 34 ndeshje, 2838 minuta dhe 10 gola në Superiore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë e ekipit.

Me nisjen e sezonit të ri, Dinamo përgatitet për sfidat në arenën europiane, por njëkohësisht do të duhet të gjejë zëvendësuesit e dy futbollistëve që lanë gjurmë gjatë edicionit të kaluar. Largimi i Teixeirës dhe Bregut përbën një humbje të rëndësishme për skuadrën, e cila tashmë pritet të lëvizë në merkato për të plotësuar boshllëqet e krijuara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.