Tirana trondit Eyüpspor, bardheblutë lënë gjurmë në testin prestigjioz (video)

by KLIKOJE.AL

Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri me rezultate të barabarta në miqësoret ndërkombëtare. Bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç kanë ndarë pikët me dy kundërshtarë të huaj, duke treguar karakter dhe ritëm në fushë.

Në testin e 7 gushtit, Tirana barazoi 2-2 ndaj Al Itihadit, skuadër që militon në kategorinë e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pjesa e parë në Bolu u mbyll me avantazhin e bardhebluve, pas golit të shënuar nga Krymi.

 

Në fraksionin e dytë, Al Itihadi barazoi rezultatin, por Tirana reagoi dhe kaloi sërish në avantazh me Erdon Dacin. Megjithatë, skuadra nga Emiratet arriti të rikthejë baraspeshën me Hazem, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Ndërkohë, në një tjetër përballje miqësore, Tirana u përball me një kundërshtar të një niveli më të lartë, Eyüpsporin, ekip që militon në Superligën turke. Edhe kjo sfidë u mbyll në barazim, me rezultatin 1-1. Mbyllet 1-1 miqësorja ndaj skuadrës së superligës Turke Eyüpspor AȘ. Krahas golit të shënuar me një penallti nga Patrik Myslovic, fundi i ndeshjes rezervoi dhe një penallti te dytë të humbur nga Xhixha që mund të mbyllte me fitore këtë ndeshje për skuadrën tonë bardh’ e blu

Dy teste, dy rezultate të barabarta për bardheblutë, të cilët po vijojnë fazën përgatitore nën drejtimin e Dean Klafuriç, me synimin për të qenë gati për sfidat e sezonit të ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.