Paga marramendëse e bind Gjimshitin të luajë në Arabi, kapiteni i Shqipërisë bëhet më i paguari kuqezi

by KLIKOJE.AL

Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare po përfundon procedurat për transferimin nga Atalanta te Al Diriyah në kampionatin saudit, pasi ka arritur me shpejtësi marrëveshjen me klubin e ri.

Ajo që ka bindur më shumë mbrojtësin shqiptar është oferta financiare. Gjimshiti pritet të firmosë një kontratë 1+1 vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, një shifër që tejkalon ndjeshëm të ardhurat e tij aktuale në Itali.Me këtë marrëveshje, kapiteni kuqezi pritet të bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare.

Edhe Atalanta do të përfitojë financiarisht nga largimi i tij, me klubin italian që do të arkëtojë rreth 3 milionë euro nga transferimi. Pas shumë viteve në Serie A, ku u shndërrua në një lider të padiskutueshëm të Atalantës, Berat Gjimshiti tashmë është gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme, e shoqëruar me një kontratë milionere.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.