Tirana “blindon” skuadrën, dy përforcime të reja pranë zyrtarizimit (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Tirana po vijon lëvizjet në merkato, teksa paralelisht me finalizimin e marrëveshjes për trajnerin e ri, klubi bardheblu po ndërton edhe skuadrën që do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve, një nga afrimet e reja që pritet t’i bashkohet kryeqytetasve është ish-sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci.

Futbollisti 27-vjeçar ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubeve si Konyaspor në Turqi, si dhe Westerlo e Beveren në Belgjikë, ndërsa më pas është transferuar te Zhetysu në kampionatin e Kazakistanit. Prej verës së kaluar ai ka qenë pa skuadër dhe tani pritet të provojë një sfidë të re në Superiore me Tiranën.

DACI

Në tetor të vitit 2023, Daci u aktivizua në një miqësore me Maqedoninë e Veriut ndaj Armenisë, ku arriti të shënojë gol në fitoren 3-1, duke lënë përshtypje pozitive. Ndërkohë, bardheblutë janë pranë finalizimit edhe të një tjetër afrimi, mbrojtësit qendror Leonat Vitija, i cili vjen nga Prishtina, duke synuar forcimin e repartit defensiv te Tirana.

LEXO ME SHUME:PLAS TE VLLAZNIA/ Largohet Ardit Krymi, partnerja e lojtarit shpërthen: ‘Njerëz të pavlerë në krye!’

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia, përcaktohet axhenda e ndeshjes ndaj Malishevës 22/06/2026 - 19:46

[…] LEXO ME SHUME:Tirana “blindon” skuadrën, dy përforcime të reja pranë zyrtarizimit (EMRAT) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.