by KLIKOJE.AL

Egnatia është vetëm 90 minuta larg një prej sfidave më të rëndësishme në historinë e klubit. Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Arena Egnatia”, kampionët e Shqipërisë do të përballen të martën në transfertë me Celjen, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Champions League.

Sfida, e cila do të nisë në orën 20:15 në Slloveni, do të vendosë ekipin që do të sigurojë biletën për në raundin e tretë të kompeticionit. Te rrogozhinasit besojnë se mund të bëjnë historinë, pavarësisht vështirësisë së përballjes.

Edhe trajneri Nevil Dede e ka bërë të qartë se pret një duel të luftuar deri në detajet e fundit.

“Ndeshja e nesërme do të jetë një ndeshje e fortë, e njohim kundërshtarin ashtu siç ata na njohin ne, me dy skuadra të cilat nuk duan të gabojnë, mendoj se ndeshja do të varet nga episodet. Dëshirojmë të shkruajmë historinë dhe do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen brenda 90 minutave.”

LEXO ME SHUME:Skënderbeu ndez merkaton, rikthen në Superiore ish-kampionin e Tiranës (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.