PLAS TE VLLAZNIA/ Largohet Ardit Krymi, partnerja e lojtarit shpërthen: ‘Njerëz të pavlerë në krye!’

by KLIKOJE.AL

Vendimi i mesfushorit Ardit Krymi për t’u larguar nga Vllaznia ka surprizuar tifozët dhe opinionin sportiv. Edhe pse deri pak kohë më parë dukej se palët ishin pranë një marrëveshjeje për vazhdimin e bashkëpunimit, situata mori një kthesë të papritur.

Pas njoftimit të vetë futbollistit për largimin nga skuadra kuqeblu, ka reaguar edhe partnerja e tij, moderatorja Vjosana Nozllaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se pas ndarjes fshihen pakënaqësi të mëdha ndaj drejtuesve të klubit.

“Arditi ka zgjedhur të heshtë dhe për respekt ndaj tij kam bërë të njëjtën gjë. Megjithatë, ka qenë një sezon i vështirë me njerëz që nuk kanë ditur të vlerësojnë sakrificën dhe kontributin e tij. E vërteta herët a vonë do të dalë në dritë. Përballë djersës dhe përkushtimit të Arditit nuk mund të pranoj asnjë padrejtësi. Ka ardhur koha të vlerësosh veten”, shkruan Nozllaku.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta, duke shtuar pikëpyetjet mbi arsyet reale të largimit të Krymit nga Vllaznia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Tirana “blindon” skuadrën, dy përforcime të reja pranë zyrtarizimit 22/06/2026 - 18:52

[…] LEXO ME SHUME:PLAS TE VLLAZNIA/ Largohet Ardit Krymi, partnerja e lojtarit shpërthen: ‘Njerëz të pavlerë në… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.