DRAMË DERI NË FUND! Human godet nga penalltia, Partizani “rrëmben” fitoren në Shkodër (video)

by KLIKOJE.AL

Partizani merr fitoren e parë të sezonit në mënyrën më dramatike të mundshme. Të kuqtë triumfuan 3-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në një sfidë që dhuroi emocione, përmbysje dhe një fund të jashtëzakonshëm. Skuadra e Florin Bratusë e nisi ndeshjen në mënyrën perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Fadairon. Një goditje fantastike nga distanca u ndal në trekëndëshin e portës shkodrane.

Vllaznia reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 21-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Partizani goditi sërish. Aliu përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë pas asistit të Bintsukës dhe riktheu të kuqtë në avantazh. Në pjesën e dytë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 57-të Musta përfitoi nga një gabim i portierit Qirko për të vendosur sërish baraspeshën.

Kur gjithçka po i drejtohej një tjetër barazimi, Partizani fitoi një penallti në minutat e fundit. Human mori përgjegjësinë dhe këtë herë nuk gaboi. Goditja e tij nga pika e bardhë solli golin e fitores dhe shpërtheu festën e të kuqve në Shkodër. Pas dy barazimeve në dy javët e para, skuadra kryeqytetase merr tri pikët e para dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve. Për Florin Bratun vjen më në fund suksesi i parë në pankinën e Partizanit.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.