E BUJSHME/ Kosova drejt firmës me trajnerin e njohur, ka drejtuar Leverkusenin dhe Hamburgun

by KLIKOJE.AL

Bruno Labbadia është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Kosovës në futboll. Dardanët kanë disa muaj pa trajner dhe 57-vjeçari gjerman ka rënë dakord për të drejtuar ekipin.

Sipas të dhënave që vijnë nga Kosova, Bruno Labbadia do udhëtojë pas disa ditësh në Prishtinë dhe do shohë kushtet e punës. Parimisht akordi është gjetur mes palëve dhe trajneri duket se do jetë përzgjedhësi i ri i përfaqësueses dardane.

I lindur në Darmstadt, Bruno Labbadia është një emër i njohur në Bundesligë, pasi ka drejtuar skuadra si Greuther Furth, Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Hertha apo edhe Wolfsburg.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.