Florin Bratu e ka nisur në mënyrën më të vështirë aventurën në stolin e Partizanit. Në pesë ndeshjet e para si trajner i të kuqve, tekniku rumun ka grumbulluar vetëm 4 pikë, me një mesatare prej 0.80 pikësh për ndeshje.Shifra e vendos startin e Bratut në një nivel të ulët në raport me trajnerët që kanë drejtuar Partizanin në vitet e fundit. Në bilancet e tyre me skuadrën kryeqytetase, Zoran Zekić regjistroi 1.79 pikë për ndeshje, Orges Shehi 1.69, Aleksandar Veselinović 1.58 dhe Skënder Gega 1.55. Ndërkohë, Arbër Abilaliaj e mbylli periudhën e tij me 1.40 pikë për ndeshje në një nga aventurat e tij në stolin e Partizanit.
Por ajo që bie më shumë në sy është starti prej vetëm 0.80 pikësh për ndeshje i Bratut. Me vetëm katër pikë të marra në pesë takime, trajneri rumun ka ende shumë për të bërë për ta ndryshuar tendencën dhe për ta afruar skuadrën me ritmin e kërkuar. Sigurisht, pesë ndeshje janë një kampion shumë i vogël për të nxjerrë përfundime përfundimtare dhe sezoni është ende i gjatë. Megjithatë, statistikat e para janë një sinjal i qartë për vështirësitë e startit të Bratut në krye të Partizanit.
Nëse krahasimi bëhet me disa prej trajnerëve të fundit të klubit, diferenca është e dukshme: 0.80 pikë për ndeshje për Bratun, kundrejt mesatareve dukshëm më të larta të Zekić, Shehit, Veselinović dhe Gegës në periudhat e tyre te Partizani.Tashmë mbetet për t’u parë nëse Bratu do ta përmbysë këtë nisje dhe do ta çojë mesataren e tij në nivele më të larta në javët e ardhshme.