152
Dinamo nuk arrin dot objektivin madhor. Almir Kryeziu është zyrtarisht futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës, duke realizuar një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos verore për nënkampionët e Maqedonisë së Veriut.
Sulmuesi 27-vjeçar mbylli bashkëpunimin me Ballkanin si lojtar i lirë dhe ishte një nga emrat më të kërkuar në treg. Për shërbimet e tij u interesua seriozisht edhe Dinamo, me trajnerin Ilir Daja që e vlerësonte maksimalisht potencialin e sulmuesit.
Megjithatë, palët nuk arritën një marrëveshje dhe Kryeziu vendosi të vijojë karrierën te Shkëndija, e cila siguron një përforcim me shumë peshë në prag të sezonit të ri. Dinamo do të përpiqet të gjejë profilin e duhur në prag të kualifikueseve të Conference League.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Dinamo dështon në një tjetër objektiv, sulmuesi prezantohet te kuqezinjtë […]
Comments are closed