Vora vijon t’i besojë talenteve të reja dhe ka siguruar një tjetër afrim premtues nga Italia. Klubi vorak ka arritur marrëveshjen me Brescian për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë U-19, Briajan Gjyla.
Vetëm 19 vjeç, Gjyla vjen pas një sezoni në huazim te Sassuolo, ku regjistroi 3 gola dhe 1 asist, duke konfirmuar potencialin e tij në futbollin italian.
Pas largimit të Bernard Karricës gjatë kësaj vere, sulmuesi i ri pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të Vorës. Ndërkohë, Brescia ka ruajtur 20% të kartonit të lojtarit për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Pas një sezoni të parë mjaft pozitiv në Superiore, Vora vazhdon t’i qëndrojë besnike projektit të saj, duke investuar te futbollistët e rinj dhe duke synuar t’i zhvillojë e më pas t’i promovojë në tregun europian.
LEXO ME SHUME:Dinamo dështon në një tjetër objektiv, sulmuesi prezantohet te kuqezinjtë