Partizani vijon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit po punojnë paralelisht edhe për bilancin financiar. Mungesa në kupat e Europës ka shtuar mundësinë e një shitjeje të rëndësishme gjatë merkatos.
Për momentin, Arafat Dumbia dhe Rouan Human janë dy kandidatët kryesorë për t’u larguar. Të dy mesfushorët kanë spikatur me paraqitjet e tyre dhe kanë tërhequr interes nga klube jashtë Shqipërisë, duke u konsideruar asetet më të vlefshme për një transferim fitimprurës.
Nga ana tjetër, trajneri i ri Florin Bratu pritet të vendosë se cilët lojtarë do të jenë të paprekshëm dhe cilët mund të sakrifikohen në funksion të projektit. Partizani nuk synon të dobësojë skuadrën, por është i gatshëm të dëgjojë oferta vetëm nëse ato përmbushin pritshmëritë financiare të klubit.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Bratu zgjedh të paprekshmit te Partizani, dy mesfushorët në shitje […]
Comments are closed