Bekim Maliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos edhe për dy sezonet e ardhshme. Maliqi iu bashkua Dinamos dy vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe mesfushori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me fanellën blu. Në sezonin e kaluar, ai regjistroi 24 paraqitje deri në muajin janar, duke qenë një nga elementët e rëndësishëm të skuadrës.
Edhe pse mesfushori pësoi një dëmtim serioz në ndeshjen e Kupës përballë Besës, drejtuesit e Dinamos kanë vendosur t’i qëndrojnë pranë lojtarit dhe t’i ofrojnë një kontratë të re, me bindjen se ai do të rikthehet më i fortë në fushën e lojës.
Ky vendim shihet si një tregues i qartë i filozofisë së klubit, i cili vazhdon të mbështesë lojtarët e tij edhe në momentet më të vështira, duke vlerësuar jo vetëm cilësitë sportive, por edhe aspektin njerëzor.
