BOMBË NGA ITALIA! Napoli hedh miliona për transferimin e Ernest Muçit

by KLIKOJE.AL

E ardhmja e Ernest Muçi mund të marrë një tjetër drejtim gjatë kësaj vere. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua te Beşiktaş për një shumë të konsiderueshme, vijon të tërheqë interesin e disa klubeve të rëndësishme europiane.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe Napoli. Sipas raportimeve, nënkampionët e Italisë kanë paraqitur një ofertë të rëndësishme për të siguruar shërbimet e fantazistit kuqezi, duke ofruar 16 milionë euro, si edhe huazimin e një lojtari në kuadër të marrëveshjes.

Në rast se transferimi realizohet gjatë kësaj merkatoje, bëhet fjalë për një nga lëvizjet më të rëndësishme në karrierën e Muçit, ndërsa shuma e transferimit do të ishte ndër më të lartat për futbollistin shqiptar. Më herët, ishte Beşiktaş që investoi rreth 10 milionë euro për ta afruar nga Legia Warsaw.

Ndërkohë, Napoli pritet të nisë një epokë të re nën drejtimin e trajnerit të ri dhe afrimi i Muçit shihet si një përforcim me shumë potencial për sezonin e ardhshëm.

Interesi për 24-vjeçarin nuk mungon as nga Gjermania, ku disa klube të Bundesliga vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje situatën e tij. Mes skuadrave të përmendura është edhe Eintracht Frankfurt, duke e bërë garën për firmën e shqiptarit edhe më të fortë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.