Maran merr “dhuratën” e parë, Shqipëria feston fitoren ndaj Bjellorusisë

by KLIKOJE.AL

Shqipëria e nis me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kombeve! Kuqezinjtë kanë mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Stadiumin Kombëtar”, duke marrë një fitore të rëndësishme në start dhe duke rikthyer buzëqeshjen pas dy humbjeve në ndeshjet miqësore. Kjo ishte edhe fitorja e parë për Rolando Maran në stolin e Shqipërisë. Trajneri italian e nis aventurën zyrtare me një triumf që i jep skuadrës tri pikë, besim dhe qetësi për sfidat e ardhshme.

Shqipëria e kërkoi golin që në minutat e para, ndërsa Bjellorusia pati një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh, por Berisha ishte në lartësinë e duhur.

Momenti që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 32-të. Gjimshiti fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Kontsevoit dhe nga pika e bardhë Kristjan Asllani nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur “Stadiumin Kombëtar”.

Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq. Pak para fundit të pjesës së parë, Ernest Muçi mori një shërbim të bukur nga Hysaj dhe me qetësi dyfishoi avantazhin.

Në pjesën e dytë, Shqipëria menaxhoi me zgjuarsi rezultatin. Bjellorusia e pati të vështirë të krijonte rrezik, ndërsa kuqezinjtë patën mundësi për të shënuar edhe golin e tretë. Manaj goditi shtyllën në minutën e 64-t, ndërsa pak më vonë Muçi provoi nga distanca.

Në fund, 2-0 për Shqipërinë, tri pikë në start dhe një debutim i suksesshëm për Rolando Maranin.

Kuqezinjtë nuk kanë shumë kohë për të festuar. Pas vetëm tre ditësh, Shqipëria do të përballet me San Marinon, në kërkim të një tjetër fitoreje për ta vazhduar në mënyrën më të mirë këtë nisje në Ligën e Kombeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.