Tirana në skenën ndërkombëtare, lojtari i bardhebluve titullar në Ligën e Kombeve (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Një mbrëmje speciale për Bojan Ilievski-n. Mbrojtësi i Tiranës do ta nisë nga minuta e parë me Maqedoninë e Veriut, në sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës.

Ndeshja luhet në Shkup dhe Ilievski është zgjedhur nga trajneri për të qenë pjesë e formacionit titullar, duke përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në këtë përballje ndërkombëtare.

Në krahun tjetër, Zvicra zbret në fushë me Jasharin, ndërsa te vendasit janë gjithashtu pjesë e formacionit futbollistët me origjinë shqiptare Musliu dhe Bardhi.

Por vëmendja për futbollin shqiptar shkon te Bojan Ilievski, i cili pas paraqitjeve me Tiranën merr një tjetër mundësi për të luajtur në skenën ndërkombëtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.