Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shfaqur sot para mediave për të komentuar situatën e kuqezinjve në prag të ndeshjes vendimtare kundër Bjellorusisë. Italiani ka shpjeguar situatën e lojtarëve në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme që do të vendosë kreun e Grupit C1, e cila do të luhet në Budapest të Hungarisë pa praninë e tifozëve.
“Ramadani dhe Muçi? I shqetësuar jo, se kam në dispozicion disa lojtarë, dhe jemi kombëtare ku djemtë që janë, janë në lartësinë e duhur për të bërë mirë. Asnjë shqetësim, do të jetë mundësia që lojtarë të tjerë të jenë të vlefshëm, të gjithë duan të japin diçka për këtë fanellë dhe do jetë një mundësi për ta. Muçi nuk u stërvit sot, do e vlerësojmë nesër dhe të shohim pak si do jetë nesër.
Përballemi me një kundërshtar ndoshta ndaj të cilit kem vuajtur me shumë në këto ndeshje. Në 12 ndeshjet e fundit, ata kanë humbur vetëm ndeshjen me ne, që do të thotë se përballemi me ekip që është mirë dhe do jetë e vështirë të bëjmë ndeshjen si duam ne. Por jemi gati, jemi të vendosur, kemi marrë një identitet të rëndësishëm, janë djem që po japin maksimumin për të siguruar rezultatin që na nevojitet. Do të shkojmë në fushë me cilësitë tona që duhet të spikatin me këtë fanellë për të arritur objektivin tonë.
Asnjë llogari, nuk jemi ekip që mund të bëjë llogari, nuk do shihni ekip që kursehet, jemi ekip që duhet të shkojë në fushë në maksimum. Janë djem që nëse kanë këtë mentalitet, japin më shumë. Objektivi ynë është të jemi më të mirë se herën e fundit për të bërë rezultat, pa bërë asnjë lloj llogarie.
Unë jam mësuar të them të vërtetën, por nuk ka pasur asnjë diskutim rreth kësaj në dhomat e zhveshjeve dhe mbledhjeve. Kemi punuar vetëm për të dhënë maksimumin brenda mundësive, pa e përmendur asnjëherë aspak si temë. E ndjejmë këtu për herë të parë. Ne jemi projektuar te paraqitja jonë dhe te fakti për të dhënë maksimumin për këtë fanellë.
Në këto raste punohet më shumë me analizën se stërvitje. Në fushë jemi munduar të shohim vetëm në mënyrë didaktike disa gjëra. Kjo vlen për ne dhe ata. Kur janë këto ndeshje duhet përqendruar tek ato që mund të jenë situata të veçanta që mund të na ndihmojnë, që janë ndeshur në ndeshjet e mëparshme si tonat, ashtu edhe të Bjellorusisë.
Kur luan ndeshje kaq afër, ndoshta është më e vështirë siguria e një formacioni. Do ta kuptoj nesër në mëngjes si janë lojtarët e pastaj të zgjedh. Kam në mendje disa gjëra, por do të shohim në mëngjes përgjigjet që do të marr”, tha trajneri i kuqezinjve.