SHQIPËRIA NË ALARM PARA BJELLORUSISË/ Muçi nuk bashkohet me grupin, ja vendimi i stafit mjekësor!

by KLIKOJE.AL

Ernest Muçi ka munguar në stërvitjen e sotme të Kombëtares shqiptare, në prag të përballjes vendimtare ndaj Bjellorusisë në UEFA Nations League.

Sulmuesi kuqezi nuk është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në fushë, pasi stafi mjekësor ka vendosur ta mbajë pushim si masë parandaluese. Shkak është bërë një goditje që futbollisti mori në ndeshjen e fundit ndaj Finlandës. Sipas njoftimit të FSHF-së, Muçi ka zhvilluar disa ushtrime në palestër, ndërsa 26 lojtarët e tjerë kanë kryer normalisht seancën stërvitore. Vendimi për ta lënë pushim sulmuesin është marrë me qëllimin për të shmangur çdo rrezik dëmtimi në një moment kaq delikat.

Mungesa e tij në stërvitje ngre pikëpyetje për gjendjen fizike në prag të duelit me Bjellorusinë, ku Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për objektivin e saj.Ndërkohë, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku nesër në orën 18:00 do të luajnë sfidën e fundit të grupit ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Ernest Muçi do të jetë në gjendjen e duhur për të zbritur në fushë në këtë takim vendimtar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.