Mislav Karoglan ka nisur të bëjë ndryshime në grupin e Partizanit, duke afruar edhe emra të rinj në seancat stërvitore. Trajneri i të kuqve ka punuar për herë të parë me dy futbollistë, Danilo Bajraktarin dhe Ersi Qamilin. Ky i pari pasi ishte pjesë e moshave të Partizanit dhe Tiranës, firmosi si lojtar profesionist me Laçin dhe Luftëtarin. Gjatë kohës te bardheblutë e kryeqytetit debutoi edhe me ekipin e parë.
Të dy lojtarët janë bërë pjesë e stërvitjeve të ekipit, duke marrë kështu mundësinë për të qenë nën vëzhgimin e teknikut kroat. Mbetet për t’u parë nëse Bajraktari dhe Qamili do të arrijnë të bindin Karoglanin dhe të fitojnë një rol më të rëndësishëm në planet e tij për vazhdimësinë.
Afrimi i dy emrave të rinj në stërvitje vjen si një tjetër sinjal se Mislav Karoglan po shqyrton alternativat që ka në dispozicion, ndërsa Partizani vijon punën për objektivat e sezonit.