Flamurtari pret edhe një surprizë të fundit në merkato, që me shumë gjasa do të jetë nga ato “big”. Për këtë tregohen të kujdesshëm të mos zbulojnë asgjë, pasi duan që të mos “dekonspirohen”.
Alfred Ferko zbulon planin e kuqezinjve.Drejtori e vlerëson shumë pozitivisht merkaton e realizuar deri tani, ndërsa thotë se është punuar me kujdes dhe qetësi.
“Nuk është mbyllur ende merkato. Presim një lëvizje të rëndësishme. Po tregohemi të kujdesshëm në këtë drejtim. Për mendimin tim, merkatoja është shumë e mirë. Jemi treguar shumë të kujdesshëm në afrime.
Nuk kemi dashur që të përsërisim gabimet e së shkuarës. Ndaj kemi punuar me vëmendje të madhe dhe kemi marrë lojtarët e duhur, ata që do të na bëjnë punë dhe do të mbajnë peshën e kësaj skuadre.
Ne e dimë se cilët do të jenë objektivat e klubit. Duam të rikthehemi në elitë. Ndaj duhet të bëjmë një punë të fuqishme të gjithë bashkë.