Tjetër goditje për Vllazninë, pas krizës së rezultateve vjen edhe ‘fatura’ nga FIFA

by KLIKOJE.AL

Problemet vazhdojnë për Vllazninë. Klubi shkodran ka humbur përballjen financiare me ish-mesfushorin Amir Kahrimanovic, pas ankesës së këtij të fundit në FIFA për pagat e prapambetura.

Sipas vendimit të Dhomës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të FIFA-s, Vllaznia duhet t’i paguajë futbollistit kroat 11.499 euro, ndërsa mbi këtë shumë janë vendosur edhe 2.000 euro interesa.

Kahrimanovic kishte kërkuar pagesat e prapambetura për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2025. 27-vjeçari u transferua te Vllaznia në verën e vitit 2024 dhe qëndroi vetëm një sezon në Shkodër.

Ky vendim vjen në një moment aspak të mirë për klubin kuqeblu. Vllaznia e ka nisur sezonin në fundin e tabelës, ndërsa më herët u nda edhe me trajnerin Edi Martini.

LEXO ME SHUME:Një “përforcim” vjen nga infermieria, Vllaznia merr lajmin e shumëpritur

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.