Telashe për Dinamon, 4 lojtarë jashtë sfidës me Vllazninë

by KLIKOJE.AL

Dinamo rikthehet në fushë të dielën, me transfertën ndaj Vllaznisë në Shkodër që pritet të jetë një tjetër test për skuadrën kryeqytetase. Blutë e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë, me katër fitore në pesë javët e para, duke krijuar një klimë pozitive dhe besim të lartë në skuadër.

Dinamo pritet të ketë disa mungesa në Shkodër. Eridon Qardaku ka probleme me gjurin dhe nuk pritet të jetë gati, ndërsa Erjon Hoxhallari, për shkak të një ngarkese muskulare, mund të lihet pushim për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz.

Edhe Bruno Dita nuk pritet të rikthehet ndaj Vllaznisë, pavarësisht se rikuperimi i tij po shkon mirë. Ndërkohë, Bekim Maliqi vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit të ligamentit. Lajmi pozitiv është rikthimi gradual i Faton Nezirit, i cili ka nisur të punojë me grupin pas problemeve muskulare.

Pavarësisht mungesave, Dinamo kërkon të ruajë ritmin e javëve të para dhe të konfirmojë formën e mirë. Përballë do të ketë një Vllazni të motivuar nga ndryshimi në pankinë dhe dëshira për të kthyer sezonin në rrugën e duhur. Për më tepër, përballjet e sezonit të kaluar mes dy skuadrave u shoqëruan me polemika, çka i jep sfidës së Shkodrës edhe më shumë interes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

E largoi Vllaznia, trajneri drejt milionave në Lindjen e Mesme 07/10/2026 - 16:16

[…] LEXO ME SHUME:Telashe për Dinamon, 4 lojtarë jashtë sfidës me Vllazninë […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.