Sinan Idrizi bën prapakthehu, rikthen nga pezullimi mbrojtësin

by KLIKOJE.AL

Luciano Squadrone është rikthyer te Flamurtari. Mbrojtësi 26-vjeçar mori minuta në takimin e fundit që vlonjatët kishin ndaj Egnatias. Rikthimi ishte i papritur sepse më parë Flamurtari vendoste për përjashtimin e tij. Kujtojmë se Squadrone u përfshi në sherrin pas Flamurtari-Elbasani. Për këtë u vendos edhe pezullimi gjashtë muaj nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF.

Vendimi për t’i falur dënimin e rëndë pas tri javësh, solli edhe ndryshimin e madh te Flamurtari. Klubi vlonjat duket se do i besojë sërish Skuadronës, që më parë ishte lider në qendër të mbrojtjes. Sfida e radhës për Flamurtarin do të jetë ndaj Dinamos. Ky takim është rezervuar më 27 prill dhe vlen për javën 33.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.