Messi me arritje të madhe në 12 sezone radhazi në La Liga

by KLIKOJE.AL

Lionel Messi po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë edicion të La Liga-s. Ylli argjentinas shënoi një dhe asistoi në dy gola të tjerë në fitoren 4-0 ndaj Mallorcas.

32-vjeçari ishte tejet i motivuar në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë, e që ishte e para pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit në mesin e muajit mars.

Me golin e shënuar ndaj rivalit nga liga spanjolle, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë një tjetër arritje të madhe.

Për sezonin e 12-të me radhë, Messi ka arritur të realizojë mbi 20 gola, gjersa mbrëmë ishte i 20-ti për të në këtë edicion.

Që nga edicioni 2008/09, anëtari i katalunasve e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa në sezonin 2011/12 e kishte mbyllur me 50 gola.

Messi nuk është lider vetëm me gola, ai është duke prirë edhe me asistime, duke bërë 14 sosh. Ai ka shënuar po ashtu dy herë në Ligën e Kampionëve, dy herë në Kupën e Mbretit dhe një në Kupën e Spanjës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.