9 minuta dhe “boom”! Seferi shënon në debutim dhe paralajmëron një sezon të madh (video)

by KLIKOJE.AL

Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re në Turqi. Sulmuesit të Kombëtares shqiptare i janë dashur vetëm 9 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Kayserisporit.

29-vjeçari realizoi në përballjen ndaj Vanspor, e vlefshme për javën e parë të kampionatit turk. Pas asistit të Saglam, Seferi u tregua i saktë përballë portierit Uysal, duke tundur rrjetën dhe duke dhënë menjëherë sinjalin e parë në aventurën e re.

Një start që padyshim i jep besim sulmuesit kuqezi, i cili vjen te Kayserispor pas një sezoni mjaft pozitiv me Bodrumspor. Në edicionin e kaluar, Taulant Seferi ishte një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, duke regjistruar 17 gola dhe 7 asiste në 40 ndeshje. Tashmë, sulmuesi shqiptar ka nisur kapitullin e ri me gol dhe premton të jetë një nga protagonistët e Kayserisporit këtë sezon.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.