Partizani e mbylli sezonin me shumë probleme fizike, teksa dëmtimet ndikuan ndjeshëm në ecurinë e skuadrës gjatë kampionatit. Të kuqtë humbën për periudha të ndryshme disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit dhe kjo ndikoi jo pak në rezultatet finale. Lista e lojtarëve të dëmtuar ishte e gjatë gjatë gjithë sezonit. Te Partizani orët e fundit ka patur largime.
Drita ka siguruar shërbimet e mbrojtësit qendror Altin Bytyçi. Bytyçi ka nënshkruar me kampionin e Kosovës dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.25-vjeçari ka qenë pjesë e Partizanit për tri vite, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Kukësin, Laçin, Besa Pejë dhe skuadrën kroate NK Medimurje. Bytyçi në këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje me Partizanin si qendërmbrojtës, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë
Në ambientin e të kuqve ekziston bindja se me një grup më të plotë dhe me më pak probleme fizike, Partizani mund të kishte qenë shumë më konkurrues në garën për objektivat madhorë. Për sezonin e ri, klubi shpreson të ndryshojë këtë situatë dhe të ketë më shumë stabilitet fi zik në skuadër. Objektivi i Partizanit mbetet ndërtimi i një ekipi konkurrues që do të luftojë për trofetë kryesorë.