Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Allegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.
Monica Colombo ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Cagliarit. Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive tregon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.
“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.
Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimovic, nuk duronte asnjërin prej tyre”, shkruan gazetarja italiane te “Corriere della Sera”.
Dje ishte Cardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.