Florent Hasani drejt rikthimit në Kategorinë Superiore? Rapidi i Bukureshtit vendos për të ardhmen e ish-lojtarit të Tiranës

by KLIKOJE.AL

Florent Hasani është larguar zyrtarisht nga Rapidi i Bukureshtit. Sulmuesi dhe klubi rumun vendosën që të shkëpusnin kontratën mes tyre, pas 1 viti bashkëpunim.

Florent Hasani u transferua nga Tirana te Rapidi në janarin e vitit 2024. 27 vjeçari i kushtoi klubit rumun 300 mijë euro, por performancat e tij duket se nuk e kanë kënaqur “gjigantin” e Rumanisë.

Në 34 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rapidit, Hasani ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka asistuar në 3 të tjerë. Për klubet e Kategorisë Superiore është një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer në kampionatin shqiptar, një nga lojtarët që la gjurmë me fanellën e Tiranës.  Ndërkohë që në njoftimin e ndërprerjes së bashkëpunimit, Rapidi i uron shqiptarit suksese në karrierën e tij.

 

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën me Florent Hasanin, sulmuesin 27 vjeçar. I ardhur në vitin 2024 nga KF Tirana, nga pozicioni i golashënuesit më të mirë të Superligës shqiptare, Hasani nuk arriti të përshtatej, duke shënuar vetëm 1 gol. Ai gjithashtu ka dhënë edhe 3 asistime me fanellën e Rapidit. I urojmë suksese në karrierën e tij”, shkruan klubi rumun.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Tirana “shtegton” sërish, ndeshjen ndaj Elbasanit nuk e do e luajë në kryeqytet

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.