Në prag të sfidës së kthimit ndaj Pafos FC, Ilir Daja ka analizuar ndeshjen e parë dhe ka theksuar rëndësinë e finalizimit përballë një kundërshtari të fortë.Trajneri u shpreh se dueli i parë ishte i ekuilibruar dhe se skuadra e tij pati mundësitë e veta për të shënuar, veçanërisht në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës.
“Ndeshja e parë ka qenë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë, por në fundin e fraksionit të parë, ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë, kishim shanset tona.Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh efikas në finalizim. E dimë se çfarë loje na pret në ndeshjen e nesërme, me Pafosin që është një skuadër më e fortë në fushën e tyre.Në fokusin kryesor gjatë seancave stërvitore ka qenë finalizimi, sepse në të tilla nivele nuk është se të krijohen shumë shanse. Ato shanse që krijohen duhet të finalizohen.”
Me kampionatin që ka nisur gjithashtu, Daja thekson se skuadra ka punuar mirë dhe tashmë kërkon që përgatitja të përkthehet në një paraqitje sa më efikase ndaj Pafos FC.