Situatë e çuditshme te Pogradeci, futbollisti erdhi në merkaton e janarit, largohet pas 3 ndeshjesh

by KLIKOJE.AL

Pogradeci po kalon një periudhë të pazakontë në merkaton e janarit. Ajo që po ndodh është disi e çuditshme. Ildian Shyti iku pa ardhur mirë, pasi mesfushori as që arriti të luajë për liqenorët. Rei Zaimi ishte afrimi i parë i Pogradecit në këtë merkato, i cili erdhi nga radhët e Elbasanit.

Qendërmbrojtësi ka luajtur tre ndeshje me liqenorët, e fundit në Tropojë, ku u zëvendësua në minutën e 69-të. Pas 249 minutash lojë me Pogradecin, ka përfunduar edhe aventura e 26-vjeçarit me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ardian Mema. Zaimi nuk do të jetë më te Pogradeci, pasi palët janë “divorcuar” shumë shpejt. I pyetur për arsyet e largimit, mbrojtësi Rei Zaimi u shpreh: “Po është e vërtetë që e kam mbyllur me Pogradecin, vendim i cili për arsye të mia personale”.

Mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i ri i Rei Zaimit i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrave si Apolonia,Turbina dhe për dy sezone qëndroi te Elbasani, ku u shpall kampion i Kategorisë së Parë ku zhvilloi 25 ndeshje.

Aktualisht, Pogradeci renditet në vendin e 7-të në kuotën e 27 pikëve dhe objektivi kryesor është që skuadra të arrijë në gjashtë vendet e para për të shkuar në Play-Off e për të luajtur shpresat për një biletë për në Kategorinë Superiore. Suksesi i fundit ndaj Valbonës në transfertë ka rritur moralin e klubit liqenor.

LEXO ME SHUME:Partizani gjen zëvendësuesin e Rrapajt, lojtari i përfaqësueses së Malit të Zi drejt firmës me kryeqytetasit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.