Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Rumani

  • Florent Hasani drejt rikthimit në Kategorinë Superiore? Rapidi i Bukureshtit vendos për të ardhmen e ish-lojtarit të Tiranës

    Florent Hasani drejt rikthimit në Kategorinë Superiore? Rapidi i Bukureshtit vendos për të ardhmen e ish-lojtarit të Tiranës

    Florent Hasani është larguar zyrtarisht nga Rapidi i Bukureshtit. Sulmuesi dhe klubi rumun vendosën që të shkëpusnin kontratën mes tyre, pas 1 viti bashkëpunim.

    Florent Hasani u transferua nga Tirana te Rapidi në janarin e vitit 2024. 27 vjeçari i kushtoi klubit rumun 300 mijë euro, por performancat e tij duket se nuk e kanë kënaqur “gjigantin” e Rumanisë.

    Në 34 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rapidit, Hasani ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka asistuar në 3 të tjerë. Për klubet e Kategorisë Superiore është një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer në kampionatin shqiptar, një nga lojtarët që la gjurmë me fanellën e Tiranës.  Ndërkohë që në njoftimin e ndërprerjes së bashkëpunimit, Rapidi i uron shqiptarit suksese në karrierën e tij.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FC Rapid 1923 (@fcrapid1923oficial)

    “Klubi ynë ka arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën me Florent Hasanin, sulmuesin 27 vjeçar. I ardhur në vitin 2024 nga KF Tirana, nga pozicioni i golashënuesit më të mirë të Superligës shqiptare, Hasani nuk arriti të përshtatej, duke shënuar vetëm 1 gol. Ai gjithashtu ka dhënë edhe 3 asistime me fanellën e Rapidit. I urojmë suksese në karrierën e tij”, shkruan klubi rumun.

    LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Tirana “shtegton” sërish, ndeshjen ndaj Elbasanit nuk e do e luajë në kryeqytet

  • Ndalen punimet në stadiumin e Barcelonës, rumunët dhe shqiptarët përfshihen në sherr

    Ndalen punimet në stadiumin e Barcelonës, rumunët dhe shqiptarët përfshihen në sherr

    Stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou” është në ndërtim e sipër, teksa puna vazhdon që “mitiku” katalanas të jetë gati sa më shpejt. Pikërisht në rindërtimin e këtij stadiumi po punojnë edhe disa punonjës shqiptarë.

    Janë pikërisht këta të fundit që janë bërë protagonist, duke u përfshirë në një sherr me disa punëtorë me origjinë nga Rumania. Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi thotë se gjatë sherrit janë përdorur armë të ftohta dhe se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sherr, janë pushuar nga puna.

    “Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan vetë gazetarja në rrjetet sociale.

  • Sulmuesi shqiptar protagonist në Conference League, shënon gol spektakolar me klubin e tij (video)

    Sulmuesi shqiptar protagonist në Conference League, shënon gol spektakolar me klubin e tij (video)

    Ish-sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, ka rrëmbyer skenën me skuadrën e Cluj, në duelin e kthimit ndaj Neman, e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.

    27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës. Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

     

    Ky ishte goli i parë i shqiptarit të Kosovës, me fanellën e klubit rumun. Kujtojmë që Korenica, u bashkua me skuadrën e re në këtë merkato vere.

  • Hasani-Krasniqi shkëlqejnë në Rumani, gol dhe asistim në fitoren e Rapidit (video)

    Hasani-Krasniqi shkëlqejnë në Rumani, gol dhe asistim në fitoren e Rapidit (video)

    Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi arritin të linin gjurmë në ndeshjen e tyre debutuese me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Albion Rrahmani në duelin dramatik që përfundoi me rezultatin 4-3 për skuadrën e shqiptarëve të Kosovës.

    Në minutën e 43-të në duelin ndaj Universitatea Craiova-s, ish-bomberi i Tiranës, Hasani, dhuroi një asist për Ermal Krasniqin, që me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti rrjetën e portierit kundërshtar duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

     

    Fakti interesant është se sulmi i Rapidit u formua i gjithi nga lojtarët shqiptar të Kosovës, bëhet fjalë për treshen Krasniqi-Hasani-Rrahmani. Ndërkohë pjesa e dytë prodhoi plot 5 gola, fillimisht miqtë shënuan 2 herë në minutat 51 dhe 56, ndërkohë që Rapidi përmbysi gjithçka në 4-3. Fillimisht ishte Rrahmani që ngushtoi diferencën në 2-3, ndërkohë që Onea dhe Burmaz realizuan golat e përmbysjes.

     

  • “Golashënues me 10 gola?”, drejtori i Steaua e Bukureshtit kritikon rumunët për blerjen e Hasanit: Janë shumë para për të

    “Golashënues me 10 gola?”, drejtori i Steaua e Bukureshtit kritikon rumunët për blerjen e Hasanit: Janë shumë para për të

    Florent Hasani do të largohej nga Tirana për t’iu bashkuar Rapidit të Bukureshtit në Rumani. Shifrat e transferimit flitet se shkon te 300 mijë euro, por rumunët nuk po flasin të gjithë pozitivisht për këtë kalim. Së fundmi ishte drejtori i Steauas së Bukureshtit, Mihai Stoica, i cili u shpreh se shifra e paguar për Florent Hasanin ishte shumë e lartë.

    “E pashë Florent Hasanin, e kam parë se ku ka luajtur, se çfarë ka arritur. Kishte 7 sezone, por kishte sezone që e mbyllte me zero gola, zero gola. Luajti rreth Hungarisë, në disa ekipe aty…askund me pak fjalë. Më pas del golashënuesi më i mirë në Shqipëri me…10 gola. Edhe çfarë? Janë shumë para, shumë para për të”, tha Stoica.

  • Ish-lojtari i Tiranës bën spektakël në Rumani, ndal topin me thembër dhe shënon gol fantastik (VIDEO)

    Ish-lojtari i Tiranës bën spektakël në Rumani, ndal topin me thembër dhe shënon gol fantastik (VIDEO)

    Sherif Kallaku shënon golin e parë me fanellën e Sepsi në Rumani. Ekipi ku aktivizohet shqiptari po luan momentalisht ndeshjen përballë Hermannstadt. Sfidë e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit rumun. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1-0 dhe pikërisht ishte Kallaku ai që shënoi.

    Pasi mori një krosim nga shoku ekipit, Kallaku ndali topin me thembër dhe goditi. Duke shënuar një gol mjaft interesant në minutën e 45-të dhe duke çuar skuadrën e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

  • Skiatori rumun lëshohej shtegut duke mos ditur që pas i ishte vënë ariu/ Ky veprim ia shpëton jetën

    Skiatori rumun lëshohej shtegut duke mos ditur që pas i ishte vënë ariu/ Ky veprim ia shpëton jetën

    Skijimi për pak sa nuk i kushtoi jetën një të riu në Rumani, i cili derisa po lëshohej shtegut, pas tij vraponte një ari.

    Skiatorët e tjerë që ishin në teleferik po vëzhgonin tërë situatën nga lartë. E siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ariu i ishte vënë pas skiatorit që fillimisht nuk e vëren që pas shpinës kishte kafshën e egër.

    Për fat të mirë të riut iu kujtua që në shpinë kishte një çantë të cilën e hodhi në tokë, me qëllim që ta shpërqendrojë ariun që assesi nuk dorëzohej.

    Megjithatë në fund skiatori arrin të largohet, e ariu ndalet për të parë se çfarë ka brenda në çantë, e sipas ekspertëve të kafshëve të egra ariu ishte i uritur dhe me çdo kusht tentonte të siguronte ushqim.

    Burimi: Telegrafi