“Mbulon disa pozicione dhe është lojtar fleksibël”/ Klubi italian fiksohet pas talentit të Tiranës, shkrimi i “Tuttomercatoweb”…

by KLIKOJE.AL

Ermal Meta është futbollisti i radhës që ka përfunduar në “radarët” e skuadrave italiane. Sampdoria është skuadra e interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit sipas mediave italiane.

Aktualisht Sampdoria militon në Serie B në Itali dhe dëshiron të shmangë rënien në Serinë C. Drejtuesit pëlqejnë karakteristikat e mesfushorit, i cili është mjaft fleksibël dhe mund të luajë në disa role në mesfushë.

Këtë sezon me fanellën e Tiranës ka luajtur në 17 ndeshje , ku ka shënuar edhe 1 gol. Meta është bërë pjesë e ekipit të parë të Tiranës që në verën e vitit 2023.

TRANSFERIMI I JORDI JAKUT TE BOLOGNA

Jordi Jaku është futbollisti më i ri i Bolognas në Itali. 18-vjeçari nga Rrësheni do jetë fillimisht pjesë e moshave U-20 të ekipit, me italianët që kanë investuar 250 mijë euro për mesfushorin. Ndërkohë KF Tirana ka përfituar shumën e rëndësishme si edhe ka mbajtur 15 përqind të kartonit në rast të një tjetër transferimi të talentit të mesfushës.

I dalë nga moshat e Shënkollit, Jaku kaloi në verën e 2022 te Dinamo dhe pas një sezoni u bashkua me Tiranën. Këtë sezon djaloshi ka luajtur tetë takime, për 303 minuta në total.

Djaloshi i Kombëtares U-19 ka luajtur 15 ndeshje me ekipin kuqezi dhe ka spikatur në turnetë ndërkombëtar, ku duket se është “pikasur” nga Bologna. Tanimë Jaku e ka vetë në dorë të ardhmen, me punën më të rëndësishme që nis tani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.