Një aventurë e re duket se po hapet për Thomas Brdaric, i cili ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Malishevën dhe të largohet nga Superliga e Kosovës.
Thomas Brdaric ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, kërkesë e cila është miratuar nga drejtuesit e klubit. Arsyeja e largimit lidhet me një ofertë të rëndësishme financiare që trajneri gjerman ka marrë nga jashtë Kosovës.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, destinacioni i radhës për 51-vjeçarin pritet të jetë Lindja e Mesme, ndërsa oferta besohet të jetë në shifra milionëshe. Klubi i ri ende nuk është bërë i ditur dhe për momentin nuk ka një zyrtarizim.
Brdaric ka zhvilluar një periudhë mjaft të suksesshme në krye të Malishevës, duke e renditur skuadrën në vendin e dytë të Superligës. Më herët, ai ka drejtuar edhe Vllazninë në futbollin shqiptar.