“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

by KLIKOJE.AL

Ivan Gvozdenoviç, ka deklaruar pas humbjes 0-4 të skuadrës së tij ndaj Egnatias se rrogozhinasit e kishin merituar plotësisht fitoren dhe se tashmë çdo gjë bëhej shumë e vështirë për verdheblutë në luftën për titullin kampion.

“Do flasim për sot, për ndeshjen. Patjetër jemi mërzitur dhe ishte një ndeshje shumë e dobët për ne. Egnatia e meritoi nga minuta e 20 deri në të 95 dhe dua t’i uroj suksese se sot ishte skuadra më e mirë në fushë. Ju e dini si shkoi goli i parë, shkoi me një aksident mund të themi se ishte top i gjatë për Grudën dhe ishin dy lojtarë me të. Ishim në rregull mbrapa, 2 kundër 1. Pse nuk reaguam pak më mirë, ndoshta është gjë tjetër dhe mund të flasim pak më shumë. Por ku jemi 2 kundër 1, kemi avantazh. Top i gjatë, Musta nuk reagoi si mund të reagojë dhe doli si doli. Ishim në avantazh dhe këtu jam i mërzitur se ishim në ekuilibër.

Para golit e vërtetë ishin dy raste për Egnatian, folëm nga pankina, por goli i parë ishte si një aksident, mund të them edhe pa fat për ne. Tani rezultati është 0-4, çfarëdo të thoni ka të drejtë se rezultati tregon diçka tjetër. Egnatia ishte me qendër një kundër një se ne hapësirë kishim djathtas. Goli i parë dhe i dytë ishte gabim në pasim nga Lila, se dolëm nga presioni por pasimi në qendër ishte gabim. Ishim në vendosje të mirë, pasimi gabim e reagimi është gjë tjetër. Ndoshta me Loukilin mund të shkonte pak më mirë.

Tani mund të flasim, kjo ishte situata. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër se nuk kemi mundësi. Tani është shumë e vështirë të them të drejtën, pas ndeshjes sot, pasi rezultatit 0-4 është situatë e vështirë për ne. Por nuk jemi dorëzuar dhe nuk do dorëzohemi kurrë. Kemi ndeshje të fortë, është Dinamo që është në formë të mirë, fitoi Kupën dhe me Vllazninë. Është e vështirë për ne, por të shohim çfarë mund të bëjmë më mirë për këto 4-5 ditë”, theksoi Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.