Një “përforcim” vjen nga infermieria, Vllaznia merr lajmin e shumëpritur

by KLIKOJE.AL

Lajm pozitiv për Vllazninë, Lirim Kastrati ka bërë hapin e parë drejt rikthimit në fushë. 27-vjeçari është shfaqur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka nisur punën individuale pas periudhës jashtë grupit. Anësori ka zhvilluar vrapime rreth fushës, ndërsa ende nuk është bashkuar plotësisht me pjesën tjetër të skuadrës. Stafi teknik po e menaxhon me kujdes rikthimin e tij, duke shmangur çdo nxitim.

Kastrati shihet si një element i rëndësishëm për kuqeblutë, falë shpejtësisë, lojës një kundër një dhe eksperiencës së tij. Rikthimi i tij do t’i jepte Vllaznisë një alternativë të vlefshme në repartin ofensiv. Megjithatë, rikthimi në ndeshje nuk pritet të jetë i menjëhershëm. Objektivi është që Kastrati të jetë plotësisht i gatshëm nga fundi i tetorit ose në fillim të nëntorit, në varësi të progresit fizik.

Në Shkodër shpresojnë që rikthimi i tij të përkojë me një moment të rëndësishëm të sezonit, pasi Vllaznia kërkon të përmirësojë situatën pas startit jo të dëshiruar.

LEXO ME SHUME:Tirana nuk njihet më! 15 debutues në derbi, vetëm 7 lojtarë nga skuadra e suksesit të fundit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.