Tirana nuk njihet më! 15 debutues në derbi, vetëm 7 lojtarë nga skuadra e suksesit të fundit

by KLIKOJE.AL

Tirana vjen në derbin me Partizanin me një fytyrë krejt tjetër. Nga skuadra që fitoi 2-1 më 25 prill, vetëm 7 prej 14 futbollistëve të aktivizuar atë ditë kanë mbetur në organikën bardheblu. Ndërkohë, edhe trajneri Orges Shehi është larguar pas përfundimit të kontratës.

Bekaj, Vera, Ndong, Mysloviç, Tare, Alvarez dhe Xhixha janë të vetmit që vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës nga ajo përballje. Në krahun tjetër, Halili, Kortez, Kresiç, Rafael, Kobiljar, Haxhiu dhe Tabeku janë larguar gjatë verës.Ndryshimet janë edhe më të mëdha me afrimet e reja. Tirana mund të ketë plot 15 debutues në derbi, nga porta deri në sulm.

Në mbrojtje janë Leonat Vitija, Patrik Staniç, Zhosef Kollej, Hugo Fresneda, Bojan Ilievski dhe Olti Qerimaj, ndërsa në mesfushë Ardit Krymi dhe Mateo Maçi.

Në repartin ofensiv, emrat e rinj janë Bernard Berisha, Drilon Hazrollaj, Aimar Bami, Tomislav Kish, Erdon Daci dhe Serxho Prendi. Në portë, mundësinë për të debutuar në derbi e ka edhe Rejan Cali.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Një “përforcim” vjen nga infermieria, Vllaznia merr lajmin e shumëpritur 06/10/2026 - 17:56

[…] LEXO ME SHUME:Tirana nuk njihet më! 15 debutues në derbi, vetëm 7 lojtarë nga skuadra e suksesit të fundit […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.