E FUNDIT/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë, Maran bën zgjedhjet e fundit

by KLIKOJE.AL

Shqipëria rikthehet sonte në “Air Albania” me një objektiv të qartë: fitoren. Kuqezinjtë përballen me San Marinon, në një sfidë ku tre pikët janë të rëndësishme për objektivin e tyre në Ligën e Kombeve.

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, skuadra e Rolando Maranit kërkon reagimin përpara tifozëve shqiptarë. Dy nga tri ndeshjet e mbetura të grupit do të luhen në shtëpi, duke e bërë edhe më të rëndësishme sfidën e sotme.

Bilanci ndaj San Marinos është tërësisht në favor të Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë fituar të pesë përballjet e mëparshme, ndërsa në duelin e fundit triumfuan 3-0.

Pak minuta para startit janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

SHQIPËRIA: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.