Start shokues, fund i lumtur! Vllaznia përmbys Malishevën në “Loro Boriçi”

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka përmbysur rezultatin ndaj Malishevës në sfidën e parë të turit të parë të Conference League, duke reaguar në mënyrën më të mirë pas një starti shokues në “Loro Boriçi”.

Shkodranët u gjendën në disavantazh që në minutën e tretë, kur Xhylani realizoi një gol spektakolar direkt nga goditja e këndit, duke shtangur vendasit dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Megjithatë, ekipi i Edi Martinit nuk u dorëzua. Në minutën e 36-të, Qato riktheu baraspeshën pas një aksioni të ndërtuar bukur, me Tomën në rolin e asistuesit dhe Balajn që hapi hapësirën për finalizimin.

Momenti që ndryshoi ndeshjen erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Skovgard u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit pas ndërhyrjes ndaj Kubazuit, duke e lënë Malishevën me 10 futbollistë.

Vetëm një minutë më pas, Vllaznia përfitoi menjëherë nga superioriteti numerik. Erdenis Musta ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke përmbysur rezultatin dhe ndezur festën në “Loro Boriçi”.

Një reagim me karakter nga kuqeblutë, të cilët hodhën një hap të rëndësishëm drejt një rezultati pozitiv në debutimin e tyre në këtë edicion të Conference League.

LEXO ME SHUME:Klafurić nis nga stafi, largohet një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Tiranës (POSTIMI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.