Brdariç komplimenton Xhaferin dhe jep mesazhin që ndez debat: Duhet durim me trajnerët

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Malishevës, Thomas Brdariç, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, por theksoi se kualifikimi mbetet plotësisht i hapur.

“Të jem i sinqertë, jam i inatosur me pjesën e parë. Duhet të ishim më të vendosur këtu ndaj Vlaznisë. Ne luajtëm shumë topa të gjatë. Gabuam në tranzicione, krijuam hapësira, dihet që Vllaznia shumë e rrezikshme. Arriti të shënojë me Qaton, është një nga lojtarët e preferuar. Jam krenar për lojtarët e mi, sidomos në pjesën e dytë. Bëmë maksimumin, nuk është e lehtë të luash ndaj Vllaznisë këtu. Nuk e di nëse ishte me të vërtetë një karton i kuq. Kjo është pjesa e parë. Kemi të gjitha opsionet për të fituar dhe për të shkuar në turin tjetër.

Në detaje të vogla duhet të punojmë fort. Sot patëm vështirësi pak, por duhet të punojmë me këtë. Nuk është justifikim, por na mungon një lojtar i rëndësishëm. Sakrifikuam pak. Duhet të përmirësohemi shumë. Ishte eksperiencë e bukur, shpresoj të mësojmë shpejt nga gabimet tona këtu. Ne po punojmë që 3 javë bashkë, nuk kemi shumë mundësi. E di që edhe Vllaznia po ashtu. Është situatë 50 me 50 për mua. Në vitin e fundit, kur u largova, ishte zgjedhja e Xhaferit. E komplimentoj për këtë sezon që nuk ndryshoi, që i mbajti. Të duhet qëndrueshmëri. Nuk mund të gjykosh një trajner për një ndeshje. E di që te Vllaznia të gjithë janë të zhgënjyer kur humbasin finale, veçanërisht këtu. Vllaznia ka mundësinë, por duhet të mësojë nga gabimet”, u shpreh Brdariç për “RTSH”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.