Tirana nuk po kalon një moment aspak pozitiv në kampionat dhe tashmë bardheblutë pas humbjes me Elbasanin ndodhen të fundit në tabelën e klasifikimit dhe rrezikojnë edhe qëndrimin në Superiore. Në një moment aspak pozitiv do të duhet të luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezonit, derbin ndaj Partizanit.
Përballje kjo e parashikuar të luhet më 7 prill në orën 20:00 në “Arenën e Demave”. Bardheblutë janë të dënuar më shumë se kurrë për të siguruar fitoren dhe për të shpresuar deri në fund te mbijetesa mes më të mirëve.
Padiskutim nuk do të jetë aspak e lehtë për Bledi Shkëmbin, i cili për këtë derbi ka humbur shërbimet e lojtarit më të rëndësishëm të skuadrës,. Bëhet fjalë për mesfushorin Rafa, i cili u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Elbasanit dhe në këtë mënyrë ndaj “Demave” do të jetë i pezulluar.
Kjo i shton “dhimbjet e kokës” timonierit të kryeqytetasve, i cili duhet të bëjë pa një prej titullarëve kryesorë ndaj rivalëve të kreyqytetit. Tirana largohet e zhgënjyer, duke mbetur në zonën e rrezikut në renditje, ndërsa Elbasani ruan gjallë shpresat për të kapur Final Four. Bledi Shkëmbi tani luan 4 finale, dy prej të cilave i ka derbi.
“Është derbi, pro nuk kemi çfarë bëjmë, çfarë humbim më. Patjetër nuk duhet të dorëzohemi se jam i bindur që nuk jemi dorëzuar. Pavarësisht rezultatit që kemi bërë deri diku mirë dhe nuk meritojmë të humbim pikë si i humbim. ” Ishte deklarata e Bledi Shkëmbit.
3 comments
[…] LEXO ME SHUME:Probleme të mëdha te Tirana, lojtari më i rëndësishëm humbet derbin (EMRI) […]
[…] LEXO ME SHUME:Probleme të mëdha te Tirana, lojtari më i rëndësishëm humbet derbin (EMRI) […]
[…] LEXO ME SHUME:Probleme të mëdha te Tirana, lojtari më i rëndësishëm humbet derbin (EMRI) […]
Comments are closed