Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, u shpreh pas suksesit të ekipit ndaj Vllaznisë se kishte ardhur pasi ekipi kishte shfrytëzuar armën më të fortë që kishte sipas tij, kundërsulmet.
“Jam i lumtur për lojtarët, kam bërë disa ndryshime në formacionin titullar. Kishim një reagim të mirë, vrapuam më shumë, ishim më kompakt dhe ishim në tranzicion ofensiv shumë të mirë sot.
Ndryshova sistemin sepse kishim probleme në qendër, siç e pashë në dy ndeshjet e para. Desha të merrja një loja lojtar tjetër, një numër 10 dhe të kisha gjithmonë këtë trekëndësh në qendër. Por ne kemi lojtarë krahu të mirë, mendoj se jemi mirë në pozicionin 6 dhe 8. Më pas, bëmë ndeshje të mirë, shënuam 3 gola, por kemi nevojë në të ardhmen që të punojmë shumë që të përmirësojmë nivelin tonë.
Nga nesër do të analizoj ndeshjen time. Por në disa momente humbëm disi organizmin. Në qendër ekipi ishte më i zgjatur dhe për këtë arsye duhet të bëjmë më shumë punë dhe të përmirësohemi. Jemi skuadër shumë e mirë në tranzicion.
Filozofia ime nuk është të ndryshoj formacionin titullar, por dua t’u jap mundësinë. Në dy ndeshjet e para u dhashë mundësinë një grupi lojtarësh dhe sot një grupi tjetër. Kush dëshiron ta mbajë dhe luan mirë, janë në formacionin titullar. Është e thjeshtë. Kemi 25 lojtarë, më duhen të gjithë sepse kampionati është shumë i gjatë. Për këtë arsye jam i kënaqur sepse kemi 2 apo 3 lojtarë për secilin pozicion.
Ka raste që sulmuesit kthehen, ka raste që unë i kërkoj të rrinë, sepse e dimë që ata luanin me tre në mbrojtje e krijojnë hapësira për tranzicion. Kjo është arsyeja pse e luajtëm kështu”, tha Bratu për RTSH pas ndeshjes.