Revolucion në futbollin shqiptar! Gati formula e re që ndryshon gjithçka në Kategorinë e Parë

by KLIKOJE.AL

Kategoria e Parë pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin 2026-2027, si pasojë e zgjerimit të Superiores dhe ristrukturimit të futbollit shqiptar.

Sipas propozimit të parë që po diskutohet, dy skuadrat e renditura në vendet e para do të sigurojnë automatikisht ngjitjen në elitë. Ndërkohë, ekipet e vendit të tretë dhe të katërt do të përballen në një finale mes tyre për një vend në Superiore. Humbësi i kësaj sfide, së bashku me skuadrat e renditura në vendet e pesta dhe të gjashta, do të futen në një fazë shtesë play-off-i, ku në lojë do të jetë edhe skuadra e vendit të nëntë të Superiores.

Një tjetër variant që po shqyrtohet është ruajtja e formulës së sezonit të kaluar. Në këtë rast, dy ekipet e para do të ngjiten direkt, ndërsa fituesi i play-off-it të Kategorisë së Parë do të sigurojë gjithashtu biletën për në elitë. Humbësi i finales së play-off-it do të luajë më pas një ndeshje vendimtare ndaj vendit të nëntë të Superiores.

Diskutimet pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, por ajo që duket e sigurt është se Kategoria e Parë do të përballet me një transformim të rëndësishëm. Ndryshimet mund të prekin jo vetëm ngjitjet drejt Superiores, por edhe skemën e rënieve dhe promovimeve mes Kategorisë së Parë dhe të Dytë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.